KQZ certifikon listën votuese: 2,076,290 qytetarë me të drejtë vote më 28 dhjetor

Numri i votuesve është rritur me 7,192 krahasuar me zgjedhjet lokale të tetorit 2025; mbi 77 mijë votues të regjistruar jashtë vendit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar listën votuese për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 28 dhjetor 2025. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, bëri të ditur se numri i përgjithshëm i shtetasve të Kosovës me të drejtë vote në këtë proces zgjedhor është 2,076,290.

banner

Sipas të dhënave të publikuara, 1,999,205 qytetarë figurojnë në listën e votuesve brenda Republikës së Kosovës, ndërsa 77,085 qytetarë janë regjistruar për të votuar jashtë vendit. Ky numër është më i lartë se ai i zgjedhjeve lokale të 12 tetorit 2025, duke shënuar një rritje prej 7,192 votuesish.

Elezi gjithashtu sqaroi se procesi i votimit brenda vendit do të zhvillohet në 948 Qendra të Votimit, me gjithsej 2,614 vendvotime. Prej tyre, 910 qendra me gjithsej 2,557 vendvotime do të shërbejnë për votimin e rregullt, ndërsa në 38 qendra, nga një për secilën komunë, do të organizohet votimi me kusht në gjithsej 57 vendvotime.

KQZ ka njoftuar se të gjitha përgatitjet janë duke u zhvilluar sipas afateve, në mënyrë që qytetarëve t’u mundësohet një proces i rregullt dhe i qetë zgjedhor më 28 dhjetor.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.