
Dimal Basha, kryetar i Kuvendit të Kosovës, ka përkujtuar Astrit Deharin, aktivist i VV-së, në nëntë vjetorin e vdekjes së tij.
Në fjalën e tij, Basha ka bërë një krahasim banal ndërmjet fatkeqësisë së Deharit, i cili ndërroi jetë në burgun e Prizrenit, dhe të kaluarës së dhimbshme të shqiptarëve nën regjimin e ish-liderit serb, Sllobodan Millosheviq, i njohur gjerësisht si “Kasapi i Ballkanit”, shkruan Gazeta Politika.
Basha ka vlerësuar se “nuk e ka pritë kurrkush që na me vuajtë më keq se që kanë vuajtë shqiptarët në regjimin e Millosheviqit”.
“Duhet ta kuptoni që edhe në kohën e Jugosllavisë, regjimi fashist ka saju aktakuza kur i kanë majtë njerëzit në burg.
Astrit Deharin e kanë mbajtë në burg 67 ditë, pa aktakuzë, pa e marrë në pyetje, pa asgjë. Ky është një prej akteve më të rënda në Kosovën e pas lufës. Pra, ju e dini që lufta, beteja më e madhe e popullit tonë është bërë për liri dhe drejtësi. Nuk e ka pritë kurrkush që na me e vujtë ma keq se që kanë vuajtë shqiptarët në regjimin e Millosheviqit” – tha Basha, transmeton Gazeta Politika.
Gazeta Politika inkurajon politikanët, analistët dhe pjesëtarët e tjerë të shoqërisë civile që të përmbahen nga krahasime të tilla absurde. Për shqiptarët, regjimi i Millosheviqit është e keqja e fundme, një periudhë e pakrahasueshme me cilindo rast apo kohë tjetër.
Në fund të ditës, regjimi i instaluar nga Millosheviqi rezultoi në një shtet të gjysmë-aphartiedit, gjenocidit dhe krimeve të tjera kundër njerëzimit.



