Kreu i LSDM-së për protestën për ish-krerët e UÇK-së: Mua më intereson e ardhmja evropiane e Maqedonisë

Filipçe thotë se protesta ishte e inskenuar për të shpërqendruar vëmendjen nga çështja e migrantëve.

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) ka reaguar ndaj protestës së djeshme në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, duke vlerësuar se ajo përbën një veprim të sajuar dhe të inskenuar, me qëllim largimin e vëmendjes nga çështjet kyçe me të cilat përballet vendi.

banner

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në një deklaratë për Libertasi, ka theksuar se fokusi i tij kryesor është e ardhmja evropiane e Maqedonisë së Veriut dhe jo temat që, sipas tij, i përkasin së kaluarës.

“Mua më intereson e ardhmja e Maqedonisë, por jo çfarëdo e ardhmeje, por ajo evropiane. Kemi migrantë në dyert e shtetit dhe dikush tenton të na shpërqendrojë me tema nga e kaluara, për luftë dhe protesta të inskenuara”, ka deklaruar Filipçe.

Ai ka shtuar se pranimi i migrantëve do të kishte pasoja serioze për rrugën evropiane të vendit, duke paralajmëruar se kjo do t’i mbyllte përgjithmonë dyert e integrimit evropian.

Sipas Filipçes, protestat, kallëzimet penale dhe përndjekjet politike janë pjesë e një skenari të gjerë për të shmangur debatin për problemet reale.

“Gjithçka bëhet për të na larguar vëmendjen nga migrantët për para. Nuk dua të merrem me veprime të sajuara dhe të inskenuara”, ka përfunduar ai.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.