“K*rv, tradhtare”: Serbët linçojnë Kandiqin pse sqaroi gabimin e Shkëlzen Gashit rreth masakrës së Dubravës

Aktivistja për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, është përballur me një valë reagimesh të ashpra në rrjetet sociale pas deklaratës së saj lidhur me pasaktësitë e ekspozitës së Shkelzen Gashit, për masakrat në Kosovë.

Reagimi i saj erdhi pasi në ekspozitën e realizuar nga Shkëlzen Gashi përmendej se në burgun e Dubravës ishin vrarë 48 “persona të armatosur”, një formulim që, sipas Kandiq, nuk përputhet me të dhënat e Humanitarian Law Center (HLC).

banner

Pas këtij sqarimi, në rrjetet sociale janë publikuar komente të shumta fyese dhe kërcënuese ndaj saj. Në disa prej tyre thuhej:

“Në kohën e Hitlerit do të bashkëpunoje me të për të tradhtuar popullin tënd. Sot bashkëpunon me shqiptarët për të njëjtën gjë. Nuk ka dallim.”

“Izdajnico roda svoga, UÇK sluškinja”(Tradhtare e popullit tënd, shërbëtore e UÇK-së).

“Go to hell 💀💀💀” (Shko në ferr)

“Samo izdahni, previše si jadna, daj umri prirodnom a opet neopisivo bolnom smrću…” (“Thjesht vdis, je shumë e mjerë; vdis në mënyrë natyrale, por tepër të dhimbshme…kur*ve”).

Komentet përfshinin etiketime si “tradhtare” dhe gjuhë denigruese, si dhe mesazhe me tone kërcënuese dhe urrejtjeje.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.