
Kryeministri Albin Kurti ka modifikuar propozimin e tij për Partinë Demokratike të Kosovës lidhur me zgjedhjen e presidentit.
Pas propozimit fillestar ku përmendi Glauk Konjufcën dhe Feride Rushitin si kandidatë të mundshëm, Kurti i ka tërhequr këta dy emra dhe ka propozuar Justina Pula-Shiron, e cila ka shërbyer si ministre në Qeverinë e udhëhequr nga Hashim Thaçi.
Propozimi i ri vjen në kuadër të përpjekjeve të fundit për arritjen e një marrëveshjeje me PDK-në për zgjedhjen e presidentit dhe votimin në lexim të dytë të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.



