
Burim Ramadani, deputet i AAK-së, ka kritikuar Qeverinë Kurti rreth temës së energjisë elektrike.
Në një postim në Facebook, Ramadani ka vlerësuar se “kriza e rrymës është dëshmia më e qartë e mospunës së Qeverisë”, transmeton Gazeta Politika.
Postimi i plotë:
Kriza e rrymës është dëshmia më e qartë e mospunës së Qeverisë.
Përpos çmimeve që po rriten çdo ditë, mungesës totale të investimeve, dështimeve enorme në arsim e shëndetësi, kushteve të mjerueshme të policëve, ushtarëve e zjarrfikësve, ikjes së madh të qytetarëve jashtë vendit, nepotizmit të paparë nëpër krejt institucionet, çështja e rrymës ia qet kulmin këtij mentaliteti qeverisës tash e 6 vjet.
Nga kriza në krizë, pa ide për investime, pa plan për zhvillim.



