Kurti shmang pyetjet e gazetarëve pas Samitit të Londrës: Jemi duke shku në darkë

Kryeministri në detyrë nuk u ndal për të dhënë deklarata pas përfundimit të Samitit të Procesit të Berlinit në Londër, pavarësisht kërkesave të gazetarëve.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka zgjedhur të mos përgjigjet në pyetjet e gazetarëve pas përfundimit të Samitit të Procesit të Berlinit, që u mbajt në Londër.

Në një video të publikuar nga InteraktivTalks, shihet dhe dëgjohet gazetari Xhemajl Rexha duke i kërkuar Kurtit një deklaratë të shkurtër, edhe për mediat ndërkombëtare. Megjithatë, Kurti e refuzon kërkesën, duke dhënë një përgjigje të shkurtër.

“Jemi duke shku në darkë,” dëgjohet të thotë Kurti, ndërsa largohet pa bërë ndonjë koment tjetër.

Kjo është një nga paraqitjet e rralla të Kurtit në arenën ndërkombëtare pas zhvillimeve të fundit politike në vend, ku raportimet për bisedime mes partive për formimin e qeverisë së re kanë marrë vëmendje të madhe publike.

https://www.facebook.com/share/r/17Y8zimrbh/?mibextid=wwXIfr
Back to top button