
Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka uruar Péter Magyar, udhëheqës i partisë Tisza, për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari, ku e mposhti Viktor Orbanin pas 16 viteve në pushtet.
Kurti e ka bërë urimin përmes një postimi në rrjetin social X.
“Urime Péter Magyar për fitoren e tij zgjedhore në Hungari. Kosova e mirëpret mbështetjen e popullit hungarez për vlerat e Bashkimit Evropian dhe mezi presim të punojmë së bashku” – ka shkruar Kurti.



