LDK-ja nuk voton për rezolutën pro Thaçit dhe të tjerëve

Pak më parë, Kuvendi ka miratuar me 90 vota rezolutën në lidhje me gjykimin në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Në votimin e kësaj rezolute nuk ka marrë pjesë LDK-ja.

banner

Madje, LDK-ja propozoi edhe një pikë shtesë, ku kërkohej zbardhja e vrasjeve që ndodhën gjatë dhe pas luftës.

Në emër të LDK-së, pikën shtesë e propozoi Jehona Lushaku – Sadriu, kryetare e grupit parlamentar të LDK-së.

“Kjo rezolutë kërkon nga të gjitha institucionet e rendit dhe ligjit së Kosovës, si dhe inkurajon mbështetjen e institucioneve ndërkombëtare për intesifikimin e përpjekjëve drejt zbardhjeve të plotë të të gjitha vrasjeve të pazbuluara të ndodhura gjatë dhe pas luftës në Kosovë me qëllim që të sigurohet drejtësia për të gjitha viktimat, të zbardhet e vërteta dhe të fuqizohet shteti i së drejtës mbi parimet e paanësisë dhe barazisë para ligjit” – ka thënë Lushaku në emër të LDK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.