banner

Limaj shuan spekulimet: Jemi në kontakt me LDK-në, s’ka pasur takime me PDK-në

Kryetari i NISMA-s thotë se nuk ka pasur asnjë takim me PDK-në dhe se bisedimet po zhvillohen me LDK-në.

Në medie sot u raportua se NISMA Socialdemokrate dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë arritur marrëveshje për të garuar së bashku në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

banner

Megjithatë, kryetari i NISMËS, Fatmir Limaj, i ka mohuar kategorikisht këto raportime.

I pyetur lidhur me mundësinë për një koalicion me PDK-në, Limaj deklaroi se “jo, nuk ka ndodhur asnjë takim” mes dy partive dhe se pretendimet për dakordim janë të pavërteta.

Në një deklaratë për Gazetën Politika, Limaj konfirmoi se NISMA është në komunikim me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Siç e keni pa, jemi në kontakt me LDK-në”, është shprehur ai.

Back to top button