Lumir Abdixhiku ndan një moment familjar: Vajza e tij Era përfundon klasën e pestë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë familjar, duke bërë të ditur se vajza e tij, Era, ka përfunduar klasën e pestë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Abdixhiku ka shprehur krenarinë dhe emocionet e tij si prind.

banner

“Era ime sot e përfundoi klasën e pestë”, ka shkruar ai.

Abdixhiku tha se kjo është klasa kur nxënësit përshëndeten me mësuesen e parë dhe nisin një etapë të re të shkollimit.

“Mes gëzimit të madh e krenarisë së pafund prindërore, e kupton se koha kalon më shpejt sesa zemra e mendja janë gati ta pranojnë”, u shpreh ai.

Në fund, ai i uroi vajzës së tij suksese në rrugëtimin e ardhshëm.

“Urime Erushe për klasën e pestë! Vazhdofsh të rritesh me ëndrra të mëdha, zemër të mirë e buzëqeshjen tënde që na zbukuron çdo ditë”, ka shkruar Abdixhiku.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.