
Kreu i LDK-së theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes qytetare dhe shpreson që Kosova të mbetet shembull i organizimit të zgjedhjeve.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka votuar sot së bashku me bashkëshorten e tij në zgjedhjet lokale.
Në një prononcim për media, Abdixhiku e cilësoi ditën e sotme si një festë të madhe të demokracisë dhe theksoi rëndësinë e vendimmarrjes së qytetarëve për katër vitet e ardhshme.
“Janë ditë ku vendimmarrja kthehet te qytetarët për katër vitet e ardhshme. Le të urojmë që Kosova do të jetë sërish shembull i organizimit të zgjedhjeve,” tha ai.
Kreu i LDK-së i bëri thirrje qytetarëve që të dalin masivisht dhe të kontribuojnë në një proces zgjedhor të rregullt dhe transparent.



