
Driton Selmanajt, kandidat i LDK-së për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit, i janë hequr deri tani 901 vota gjatë rinumërimit.
Në lidhje me këtë temë, Selmanaj ka publikuar një reagim.
Në shkrimin e tij në Facebook, Selmanaj shkroi se distancohet nga kushdo që ka guxuar të tjetërsojë vullnetin e qytetarëve.
“Unë si kandidat për deputet dhe si kryetar i Degës së LDK-së në Prizren distancohem tërësisht nga kushdo që ka marrë guximin të tjetërsoj vullnetin e qytetarëve të komunës sonë” – ka shkruar Selmanaj.



