Mbi 100 mijë nënshkrime në peticionin për ish-krerët e UÇK-së në Speciale

OVL-UÇK: Procesi po vazhdon online dhe fizikisht, paralajmërohen hapa të tjerë pas vendimit për krerët e UÇK-së.

Përderisa opinioni publik po pret vendimin e madh për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, peticioni kundër Gjykatës Speciale po vazhdon të mbledhë nënshkrime.

banner

Sipas Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, deri më tani janë mbledhur mbi 100 mijë nënshkrime. Këtë e ka konfirmuar Fatmir Sopi nga OVL-UÇK, i cili tha se procesi po zhvillohet si në formë online ashtu edhe fizikisht.

“Deri më tani në bazë të informacioneve që i kemi nga terreni janë bërë rreth 100 mijë nënshkrime, prej tyre 28 mijë janë online ndërsa pjesa tjetër janë fizikisht”, ka deklaruar Sopi.

Ai gjithashtu bëri të ditur se organizata do të ndërmarrë hapa të tjerë në varësi të vendimit dhe zhvillimeve në Gjykatën Speciale.

“Hapat tjerë që do i marrim ne si organizatë do të varet krejt nga vendimi dhe zhvillimet që do të jenë në gjykatën speciale”, shtoi ai.

Peticioni, i cili fillimisht nisi online e më pas u shpërnda edhe në formë fizike, është nënshkruar edhe nga figura politike si Ramush Haradinaj dhe Bedri Hamza.

Sipas tyre, nënshkrimi i peticionit përfaqëson mbështetje për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë dhe kërkon respektimin e parimeve të drejtësisë ndërkombëtare dhe të drejtave të njeriut.

Dokumenti i peticionit kërkon që procesi gjyqësor të bazohet vetëm në prova të verifikuara, të garantohet gjykim i drejtë dhe i paanshëm, si dhe të rishikohet përdorimi i disa llojeve të provave dhe koncepteve juridike në këtë proces.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.