Mira Murati hyn në garën e AI-së, prezanton modelin e saj të parë “Inkling”

Kompania Thinking Machines Lab, e themeluar nga shqiptaro-amerikania Mira Murati, ka prezantuar “Inkling”, modelin e saj të parë të inteligjencës artificiale, duke hyrë zyrtarisht në garën me kompanitë më të mëdha të sektorit si OpenAI, Anthropic dhe Google. 

Veçoria kryesore e Inkling është se bëhet fjalë për një model me peshë të hapur (open-weight), që do të thotë se zhvilluesit mund ta shkarkojnë, ta modifikojnë dhe ta përshtatin sipas nevojave të tyre, ndryshe nga shumë modele të tjera që përdoren vetëm përmes platformave të kompanive. 

banner

Sipas Thinking Machines Lab, modeli është ndërtuar për të ofruar rezultate të mira duke përdorur më pak fuqi kompjuterike, veçanërisht në detyra si programimi (coding). Inkling është trajnuar me një sasi shumë të madhe të dhënash, duke përfshirë tekst, fotografi, audio dhe video. 

Megjithatë, kompania pranon se Inkling nuk është modeli më i fuqishëm në treg. Në vend të kësaj, strategjia e saj është të ofrojë një inteligjencë artificiale më fleksibël, që mund të personalizohet lehtësisht nga bizneset dhe zhvilluesit sipas nevojave të tyre. 

Publikimi i Inkling shënon produktin e parë madhor të Thinking Machines Lab që nga themelimi i kompanisë nga Mira Murati, ish-drejtuese e teknologjisë në OpenAI. 

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.