
Gazetari Mirlind Behluli ka reaguar pas publikimit të audio-incizimeve që lidhen me zhvillimet e fundit në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), duke ironizuar pretendimet për përpjekje për të ndikuar te delegatët.
Në një postim në rrjetet sociale, Behluli shkroi se i vjen keq që nuk ka qenë delegat i LDK-së.

“Keq që nuk jam delegat i LDK. Paskam pasë me fitu naj tender a vend pune veç me votu kundër Lumir Abdixhikut”, ka shkruar ai.
Ai ka kritikuar gjithashtu ata që, sipas tij, thirren në demokraci dhe proamerikanizëm, duke i lidhur me pretendimet për blerje të votave të delegatëve.
“Këta që thirren në demokraci e pro-amerikanizëm, t’u tentu me ble delegat a?”, ka shkruar Behluli.



