banner

Mustafës nuk i pëlqen reformimi i LDK-së: E godet ish-partinë e tij

Ish-kryeministri kritikon distancimin e figurave të vjetra të LDK-së dhe thotë se partia po ndikohet padrejtësisht nga sulmet e VV-së.

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka folur për gjendjen në Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe për gabimet që, sipas tij, partia ka bërë në zgjedhjet e fundit. Në një intervistë për T7, ai tha se LDK-ja ka tentuar ta imitojë Vetëvendosjen, duke e quajtur këtë qasje të gabuar.

banner

“Zgjedhjet e fundit kanë qenë një periudhë mjaft e shkurtë dhe dinamike, dhe mjaft e ndikuar prej sjelljeve të VV-së, sepse LDK është munduar ta kopjojë VV-në duke menduar që çdo gjë tjetër nuk po përkrahet prej qytetarëve, dhe tani metoda të sjelljes që VV që janë bërë metoda që e kanë tërhequr vëmendjen e qytetarëve e votën e tyre, prandaj edhe ne duhet të bëhemi ashtu,” tha ai.

Mustafa kritikoi edhe distancimin e disa figurave të rëndësishme të LDK-së, përfshirë ata që, sipas tij, janë sulmuar nga Vetëvendosja.

“Në distancimin e njerëzve që kanë punuar për LDK, sepse njerëzit që nuk i ka dasht VV-ja, pastaj ata njerëz kanë mbet jasht strukturave të LDK që për mua ka qenë totalisht e paarsyeshme. Në qoftë se themi që VV-ja e sulmon me të gjitha mjetet Agim Veliun, atëherë nuk ka nevojë që Agimin ta distancojë LDK, ose nëse VV-ja nuk e don Skender Hysenin, s’ka nevojë që mos ta dojë LDK aktuale, sepse edhe njëri tjetrin janë prej fillimit në LDK”, tha ai.

Ai po ashtu foli për qeverisjen e viteve të fundit, kryeministrin në detyrë Albin Kurti, presidenten Vjosa Osmani dhe zhvillimet e tjera politike, duke u ndalur veçanërisht te raportet brenda LDK-së.

Back to top button