Nagavci për projektligjin për Specialen: Reagim i vonuar, zgjidhjet e propozuara janë të nxituara

Arbërie Nagavci, shefe e grupit parlamentar të VV-së, ka folur në lidhje me projektligjin për plotësim-ndryshimin e Gjykatës Speciale.

Nagavci ka kritikuar votimin e Speciales në vitin 2015.

Tutje, ajo ka pasur kritika edhe ndaj nismës së PDK-së, duke e cilësuar si reagim të vonuar.

Duke folur në emër të VV-së, Nagavci tha se “zgjidhjet e propozuara janë të nxituara”.

“11 vjet më vonë, reagimi është i vonuar dhe zgjidhjet e propozuara janë të nxituara” – tha Nagavci, ndër të tjera.

“Shumica parlamentare e asaj kohe bëri zgjedhje tjetër duke miratuar ligjin. 11 vjet më vonë reagimi është i vonuar dhe zgjidhjet janë të nxituara. Ne do ta mbështesim këtë përpjekje”, ka thënë ajo. “Apeli duhet të trajnohet me seriozitetin më të madh. Pasojat e këtij procesi kanë shkuar përtej sallës së gjyqit. Ndryshimi i ligjit sot nuk e zhbën këtë dëm. UÇK-ja nuk mund të identifikohet me këtë lloj aktgjykimi”, ka thënë ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.