Ngjarja e rëndë në Gjilan, Haxhiu e tronditur: Pres hetim të plotë, përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Albulena Haxhiu, kryetare e Kuvendit, ka reaguar në lidhje me situatën e rëndë që ndodhi sot në Gjilan, ku mbetën të vrarë dy persona dhe një tjetër mbeti i plagosur.

Haxhiu ka shkruar se është tronditur nga ky lajm.

Tutje, ajo ka kërkuar hetim të plotë dhe profesional.

Postimi i plotë:

Më tronditi lajmi për vrasjen e një gruaje dhe një burri në Livoç të Ulët të Gjilanit, si dhe plagosjen e një personi tjetër. Dy jetë të humbura dhunshëm dhe familje që sot po përballen me një dhimbje të madhe.

Familjeve të viktimave u shpreh ngushëllimet më të sinqerta, ndërsa të plagosurit i uroj shërim të shpejtë dhe të plotë.

Pres nga institucionet përgjegjëse që të zhvillojnë një hetim të plotë, të paanshëm dhe profesional, në mënyrë që të zbardhen të gjitha rrethanat e këtij krimi dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë.

Në këto momente të rënda, familjeve të prekura duhet t’u ofrohet gjithë mbështetja e nevojshme, duke respektuar privatësinë dhe dinjitetin e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.