Nipi i Hashim Thaçit mbështet Përparim Ramën për kryetar të Prishtinës: Qëndroi afër familjës sonë

Albin Thaçi thotë se vendimi vjen nga respekti që Rama ka treguar ndaj familjes Thaçi dhe përkrahjes së tij ndaj organizimeve kundër padrejtësive në Hagë.

Albin Thaçi, nipi i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se ai dhe familja e tij do të mbështesin Përparim Ramën në garën për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet e 9 nëntorit.

Në një postim publik, Thaçi tha se vendimi është marrë për shkak të qëndrimit dhe respektit që, sipas tij, Rama ka treguar ndaj familjes Thaçi në periudha të vështira, si dhe për mbështetjen e tij publike ndaj organizimeve kundër padrejtësive që po ndodhin në Hagë.

“Përparim Rama ka treguar përkushtim, ndjeshmëri dhe respekt për historinë dhe sakrificën e vendit tonë,” shkroi Thaçi.

Ai gjithashtu falënderoi të gjithë qytetarët që e kishin mbështetur në garën e tij të parë për asamble, duke u shprehur mirënjohës për besimin e dhënë.

“Por le të bashkohemi të gjithë për një Prishtinë që respekton të kaluarën dhe ndërton me përgjegjësi të ardhmen,” përfundoi ai.

Back to top button