
Rrustem Mustafa, deputet i PDK, ka shkruar një status, ku ka komentuar zhvillimet dramatike në Shqipëri.
Mustafa duket se i ka dërguar një mesazh Edi Ramës, kryeministër i Shqipërisë, ndonëse nuk ia përmendi emrin.
Sipas Mustafës, kur protestojnë fëmijët, duhet të reflektojnë të gjithë.
Postimi i plotë:
KUR FËMIJËT PROTESTOJNË, TË GJITHË DUHET TË REFLEKTOJMË
Një reflektim i frymëzuar nga shkrimi i Ben Blushit, që më la me keqardhje për realitetin që po përjetojmë.
Kur të rinjtë shprehin zemërimin përmes dhunës dhe shkatërrimit, duhet të pyesim veten ku kemi gabuar si shoqëri, në arsim dhe në edukimin e brezave.
Fëmijët tanë nuk kanë nevojë për më shumë gurë, por për më shumë edukim, drejtësi dhe shpresë.
Keqardhje për atë që po ndodh. Përgjegjësi për atë që kemi lejuar të ndodhë. Dhe angazhim për ta ndryshuar këtë realitet.



