
Deputetët e VV-së kanë filluar të mblidhen për seancën e orës 23:00, duke provuar edhe një herë për zgjedhjen e presidentit.
Në seancë shihet shumë deputetë dhe ministra të Qeverisë Kurti III.
Sidoqoftë, edhe kësaj radhe opozita nuk është e pranishme për shkak të mungesës së marrëveshjes.
Tashmë Albulena Haxhiu, kryetare e Kuvendit, i ka rihapur punimet e seancës.



