Nuk ka takime VV-LDK – Haziri: Për Presidentin s’ka takime pa vendim të Gjykatës Kushtetuese

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se nuk do të ketë takime të reja për çështjen e Presidentit pa një vendim të Gjykatës Kushtetuese.

“Nuk ka takime pa vendim të Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Haziri për Radion Evropa e Lirë.

banner

Deklarata e tij vjen një ditë pasi Bekim Sejdiu tërhoqi kandidaturën për President. Emri i Sejdiut ishte dakorduar në kuadër të marrëveshjes mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Sejdiu e arsyetoi tërheqjen me mungesën e votave të nevojshme parlamentare, ndërsa foli edhe për devijim të procesit politik.

Sigurimi i numrit të nevojshëm të deputetëve për kuorumin prej 80 deputetësh u bë i pasigurt pasi gjashtë deputetë të LDK-së dolën kundër marrëveshjes.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.