Osmani uron Haxhiun për zgjedhjen në krye të Kuvendit, bën thirrje për bashkëpunim institucional

Presidentja thekson se Kuvendi është themeli i demokracisë dhe kërkon funksionim të plotë të institucioneve në shërbim të shtetit dhe qytetarëve.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Albulena Haxhiun për zgjedhjen në postin e Kryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës, si dhe nënkryetarët e rinj të legjislativit, duke theksuar rëndësinë e përgjegjësisë që u është besuar nga përfaqësuesit e qytetarëve.

banner

Osmani ka vlerësuar rolin e Kuvendit si themel të demokracisë parlamentare dhe institucion ku materializohet vullneti i qytetarëve, duke shprehur besimin se udhëheqja e re do ta ushtrojë mandatin me përgjegjësi dhe në përputhje me Kushtetutën.

“Kuvendi i Republikës është themeli i demokracisë sonë parlamentare dhe institucioni ku materializohet vullneti i qytetarëve. Besoj fuqishëm se udhëheqja e re e Kuvendit do ta ushtrojë këtë mandat me përgjegjësi demokratike, në respektim të Kushtetutës dhe me përkushtim ndaj interesit të Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Osmani.

Ajo ka ritheksuar nevojën për bashkëpunim ndërinstitucional dhe funksionim të plotë të Kuvendit, në shërbim të forcimit të shtetit të së drejtës, stabilitetit demokratik dhe avancimit të agjendës euroatlantike.

Në fund, presidentja u ka uruar drejtuesve të rinj të Kuvendit punë të mbarë dhe suksese në detyrën e tyre shtetërore.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.