Pas SHBA-së, Franca e Britania e Madhe u bëjnë thirrje për vigjilencë qytetarëve të tyre në Kosovë

Edhe Franca e Britania e Madhe u kanë bërë thirrje shtetasve të tyre që ndodhen në Kosovë, që të tregojnë vigjilencë gjatë së mërkurës, përkatësisht në ditën kur do të shpallet aktgjykimi për katërshen e UÇK-së në  Hagë.

Në një njoftim të Ministrisë së Jashtme të Francës thuhet se për këtë ditë janë planifikuar tubime të mëdha politike në të gjitha qytetet e Kosovës.

banner

“Tubime – Thirrje për vigjilencë. Më 16 shtator, duke filluar nga ora 10:00, janë planifikuar tubime të mëdha politike në të gjitha qytetet e Kosovës. Shtetasit francezë këshillohen të qëndrojnë larg këtyre tubimeve. Ata duhet të shmangin udhëtimet jo të domosdoshme brenda qyteteve dhe në gjithë vendin deri në fund të ditës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës.

Njoftim të ngjashëm ka bërë edhe ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë gjatë javës së kaluar.

“Gjatë javës së ardhshme do të ketë tubime të mëdha në Prishtinë dhe në qendra të tjera urbane, përfshirë më 12 dhe 16 shtator. Kjo mund të shkaktojë disa pengesa, përfshirë vështirësi në qarkullim dhe në transportin publik. Mbani veten të informuar për zhvillimet lokale, planifikoni kohë shtesë për udhëtim dhe qëndroni larg turmave të mëdha ose protestave”, thuhet në njoftim.

Nesër, më 16 shtator, shpallet aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.

Në prag të verdiktit të Speciales ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së, edhe Ambasada e SHBA-së të hënën ka paralajmëruar shtetasit amerikanë që të mërkurën, më 16 shtator, t’i shmangin lëvizjet në afërsi të vendeve ku mund të ketë demonstrata. Po ashtu i ka bërë thirrje personelit të ambasadës që të mërkurën të mos i dërgojë fëmijët në shkollë.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.