Paulina Nushi-Muhaxhiri: Për përhapjen e fruthit fajin e kanë prindërit që refuzojnë vaksinimin

Paulina Nushi-Muhaxhiri ka reaguar pas raportimeve për raste të fruthit në një kopsht të fëmijëve, duke thënë se përgjegjësia për përhapjen e sëmundjes nuk bie mbi institucionin parashkollor.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo tha se disa prindër po ia atribuojnë fajin kopshtit, ndërsa sipas saj, problemi qëndron te mosvaksinimi i fëmijëve.

banner

Nushi-Muhaxhiri theksoi se kopshtet nuk mund t’i refuzojnë fëmijët që ende nuk e kanë arritur moshën për vaksinim dhe nuk kanë mekanizma për të parandaluar kontaktet e tyre jashtë orarit të qëndrimit në institucion.

Ajo shtoi se disa prindër e shtyjnë vaksinimin, qoftë për arsye shëndetësore apo duke u mbështetur në teori konspirative.

“Vaksinoni fëmijët, faji për përhapjen e fruthit nuk është i askujt përveç i prindit që refuzon me vaksinu fëmijën”, ka shkruar Nushi-Muhaxhiri.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.