
Xhevdet Pozhari, analist i njohur, ka komentuar përplasjen në mes ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe ministrit të Brendshëm të Serbisë, Ivica Daçiq.
Përplasja, që ndodhi në Sarajevë në një mbledhje të organizuar nga BE-ja, u nxit në lidhje me deklarimet e Daçiqit, i cili i referohej Republikës së Kosovës si “Prishtina”.
Pozhari është tallur me Petrit Selimin, ish-zv.ministër i Punëve të Jashtme nga radhët e PDK-së, i cili kishte publikuar një fotografi të përbashkët me djalin e tij dhe Daçiqin.
Pozhari i ka kërkuar falje në mënyrë sarkastike Selimit, shkruan Gazeta Politika.
“Xhelal Sveçla ia ka tërhequr vërejtjen që mos t’i referohet Kosovës si “Prishtina”, duke potencuar se takimi është mes shumë shtetesh jo mes kryeqytetesh.
Më pas, minisri Sveçla ia paska rikujtuar Daçiqit se ka qenë zëdhënës i Millosheviqit.
Ufff çfarë flakaresha të nxehta “diplomatike” ia paska dhënë.
Na fal, Petrit Selimi!” – ka shkruar Pozhari.



