Pesë të arrestuar në aksionin për krime lufte në rastin “Reçaku II”

Në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për rastin e njohur si “Reçaku II”, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka njoftuar se ka realizuar një operacion policor që ka rezultuar me arrestimin e pesë personave.

Sipas njoftimit, operacioni është zhvilluar në disa lokacione ku janë ekzekutuar edhe urdhër-kontrolle nga autoritetet kompetente.

banner

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se do të mbajnë një konferencë për media, ku do të jepen detaje shtesë lidhur me operacionin dhe hetimet në vazhdim.

Konferenca për media është paralajmëruar të mbahet në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, në katin e gjashtë, në orën 13:00./Koha

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.