Petrit Hajdari largohet nga drejtimi i PDK-së në Drenas: Po e liroj degën me kërkesë të Bedri Hamzës

Hajdari thotë se po tërhiqet për të mos u bërë pengesë proceseve, ndërsa kërkon figurë “të pakorruptuar e jopërçarëse” për drejtimin e degës

Petrit Hajdari ka njoftuar se është larguar nga drejtimi i degës së Partia Demokratike e Kosovës në Drenas.

banner

Përmes një reagimi publik, ai ka bërë të ditur se vendimi është marrë me kërkesë të kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, duke shtuar se nuk dëshiron të bëhet pengesë për proceset e ardhshme politike.

“Me kërkesë të kryetarit të PDK-së Bedri Hamza, kam vendosur sot ta liroj degën e PDK-së në Drenas dhe ta fokusoj kontributin në kryesinë qendrore”, ka shkruar Hajdari.

Ai ka theksuar se po e lë degën pas një rezultati të fuqishëm zgjedhor, duke kujtuar se PDK në Drenas ka marrë mbi 18 mijë vota në zgjedhjet e fundit nacionale.

Hajdari ka falënderuar ish-kryetarin Memli Krasniqi për besimin dhe bashkëpunimin, ndërsa i ka uruar suksese Hamzës në zgjedhjet e ardhshme.

Në fund të reagimit, ai ka kërkuar që drejtimin e degës ta marrë një figurë “e pakorruptuar, përbashkuese dhe jopërçarëse”, duke shtuar se Drenasit i nevojitet unifikim.

“Pozitat nuk kanë qenë kurrë thelbi i rrugës sime; thelbi ka qenë gjithmonë e mira e vendit”, ka përfunduar Hajdari.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.