
Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Blerim Ramosaj, ka deklaruar se ata që brenda LDK-së po e kundërshtojnë koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje, i bie që të jenë kundër ndërtimit të institucioneve të reja.
Sipas tij, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka treguar pjekuri politike duke vendosur të ndërpresë përkohësisht dialogun me VV-në për një marrëveshje të mundshme, shkaku i nismës për shkarkimin e tij.

Ramosaj ka pasur një vlerësim kritik për grupin kundër Abdixhikut, duke theksuar se filmi i Avdullah Hotit është parë një herë.



