
Richard Grenell, ish-i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë–Serbi, ka publikuar fotografi nga qëndrimi i tij në Beograd.
Në një postim në Instagram, Grenell shkroi: “I love being in Belgrade. It’s magical.” (“Më pëlqen të jem në Beograd. Është magjik.”).

Postimi u shoqërua me disa fotografi të realizuara në kryeqytetin serb, shkruan Reporteri.

Grenell ka qenë shpesh figurë kontroverse në Kosovë. Ai pati përplasje publike me kryeministrin në detyrë Albin Kurti, të cilin e kritikoi vazhdimisht për qasjen ndaj dialogut me Serbinë.
Nga ana tjetër, ai ka mbajtur marrëdhënie të afërta me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, nga i cili është dekoruar me Urdhrin e Flamurit Serb për kontributin e tij në marrëdhëniet mes Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara, shkruan Reporteri.



