Rusia i kërkon SHBA-së të ndalë ndjekjen e anijes së naftës drejt Venezuelës

Anija “Bella 1” po i shmanget Rojës Bregdetare amerikane në Atlantik, në mes të sanksioneve të reja ndaj sektorit të naftës së Venezuelës.

Rusia i ka kërkuar zyrtarisht Shteteve të Bashkuara që të ndërpresin ndjekjen e një anijeje transportuese të naftës e cila është nisur drejt Venezuelës dhe aktualisht po i ik Rojës Bregdetare të SHBA-së në Oqeanin Atlantik. Lajmi u raportua të enjten nga gazeta amerikane “The New York Times”, duke cituar dy persona me njohuri për këtë çështje.

banner

Forcat amerikane e kanë nisur ndjekjen e anijes para gati dy javësh, ndërsa grupet detare e kanë identifikuar atë si “Bella 1”, sipas agjencisë së lajmeve “Reuters”.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara të mërkurën vendosën sanksione ndaj katër kompanive që, sipas tyre, operojnë në sektorin e naftës së Venezuelës, si dhe ndaj anijeve transportuese të lidhura me to. Këto masa janë pjesë e përpjekjeve të administratës së presidentit Donald Trump për të rritur presionin ndaj presidentit venezuelas, Nicolas Maduro.

Kërkesa diplomatike e Rusisë vjen në një kohë kur presidenti Trump po përpiqet gjithashtu të ndërmjetësojë një marrëveshje paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës.

Shtëpia e Bardhë, Departamenti i Shtetit i SHBA-së dhe Ambasada e Rusisë në Uashington nuk ishin menjëherë të qasshme për të komentuar mbi këtë zhvillim.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.