
Artan Abrashi, deputet i VV-së, ka folur para fillimit të seancës së Kuvendit të Kosovës.
Abrashi ka theksuar se një herë duhet të konstituohet Kuvendit, e pastaj hapat e tjerë.

“Ta shohim njëherë, le të kryhet Kuvendi, le të votohet kryetarja, le të konstituohet kryesia, pastaj vazhdojmë rrjedhën edhe për të tjerat”, ka thënë Abrashi.
I pyetur nëse Albulena Haxhiut do të jetë sërish kandidate për kryetare të Kuvendit, Abrashi e pohoi vendosmërisht.
“Po, po, Albulena”, tha ai.



