Sali Berisha i ashpër: Edi Rama është një vasal i Vuçiçit

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për, siç tha ai, mungesën e reagimit ndaj deklaratave fashiste të ministres serbe Snezhana Paunoviq, duke e akuzuar se po mbron presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, shkruan KOHA.

Në një bashkëbisedim me qytetarët të shtunën, Berisha ka thënë se deklaratat e ministres serbe, të cilat sipas tij justifikojnë spastrimin etnik dhe gjenocidin, janë dënuar nga faktorë ndërkombëtarë, ndërsa qeveria shqiptare ka zgjedhur të heshtë.

banner

Ai përmendi reagimet e Komisionit Evropian, komisioneres për Zgjerim Marta Kos, Ministrisë së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, si dhe të një numri deputetësh e personalitetesh në Serbi. Berisha theksoi gjithashtu se Kosova e ka shpallur Paunoviqin person “non grata”.

“Edi Rama dhe zëdhënësit e tij në Ministrinë e Jashtme kanë heshtur. Jo vetëm kaq, por Rama deklaroi se nuk mund të përfshihet në histerizma sa herë një çyryk flet këto apo ato. Edi Rama është një vasal i Vuçiçit”, u shpreh Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.