
Shkëmb Manaj, ish-nënkryetar i Prishtinës, ka reaguar pas shkarkimit nga posti i njeriut të dytë në Komunën e Prishtinës, pasi Përparim Rama lidhi koalicion me PDK-në.
Manaj ka falenderuar LDK-në, Lumir Abdixhikun e Ramën për besimin dhe bashkëpunimin.
Në fund, Manaj ka vlerësuar se një LDK e bashkuar është e ardhmja e Kosovës.
“Një LDK e bashkuar, nën vizionin e Kryetarit Lumir Abdixhiku dhe Presidentës znj. Vjosa Osmani, janë binomi i drejtimit të duhur për të tashmen dhe të ardhmen e vendit. Gjatë javëve të fundit, kam qenë i angazhuar në përbashkimin e madh të LDK-së, një proces që do ta rikthejë atë fuqishëm si forcë kryesore politike në vend. Kjo është e domosdoshme tani për tani! Të tjerat rregullohen me kohë” – ka shkruar Manaj, ndër të tjera.



