Sot mbahet protesta kundër ekspozitës së Shkëlzen Gashit

Një protestë është paralajmëruar të mbahet sot në Prishtinë kundër ekspozitës për masakrat në Kosovë të realizuar nga Shkëlzen Gashi, e cila ditët e fundit ka nxitur reagime dhe polemika të shumta në opinionin publik.

Protesta është thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), e cila ka kundërshtuar përmbajtjen e disa të dhënave të paraqitura në ekspozitë, duke pretenduar se ato janë të pasakta dhe cenojnë kujtimin e viktimave të luftës në Kosovë.

banner

Veteranët kanë bërë thirrje që ekspozita të hiqet dhe të ketë përgjegjësi për, siç thonë ata, shtrembërimin e fakteve rreth masakrave të kryera gjatë luftës.

Ekspozita “Massacres in Kosovo 1998–1999” është hapur së fundmi në Prishtinë dhe ka për qëllim prezantimin e të dhënave mbi masakrat gjatë luftës në Kosovë, por disa prej përmbajtjeve të saj kanë nxitur kritika nga organizata të luftës, politikanë dhe familjarë të viktimave.

Polemikat janë përqendruar veçanërisht te përshkrimi i viktimave të masakrës në burgun e Dubravës, çështje që ka sjellë reagime të shumta në rrjetet sociale dhe në skenën politike.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.