
Politikani austriak reagon në prag të zgjedhjeve të 28 dhjetorit dhe bën thirrje për dialog.
Politikani austriak Hannes Swoboda, i cili i përket kampit të socialdemokratëve, ka reaguar në prag të zgjedhjeve të 28 dhjetorit në Kosovë, shkruan Gazeta Express.
Swoboda ka vlerësuar rrugëtimin e Kosovës ndër vite, duke theksuar se procesi nga koha e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova e deri më sot ka qenë i gjatë dhe i vështirë. Sipas tij, është koha që kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, të kërkojë seriozisht kompromis dhe zgjidhje për çështjet e hapura.
“Zgjedhjet në Kosovë! Ka qenë një rrugë e gjatë dhe e vështirë nga Rugova te Kurti! Është koha që Kurti të kërkojë seriozisht kompromis dhe zgjidhje”, ka shkruar Swoboda.
Ai ka shtuar se edhe Serbia duhet të bëjë pjesën e saj duke kontribuar në procesin e normalizimit të marrëdhënieve, ndërsa shtetet e Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës duhet ta bëjnë këtë sa më parë.



