banner

Tentim–grabitje e armatosur në Bregun e Diellit, të shtëna drejt furgonit që transportonte para

Policia e Prishtinës konfirmon se nuk ka të lënduar, ndërsa po punon në identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve.

Një tentim grabitje e armatosur ka ndodhur mesditën e së hënës në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë. Rreth orës 14:00, policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë në këtë zonë të kryeqytetit.

banner

Zëdhënësi i Policisë për Prishtinën, Enis Pllana, ka deklaruar për Gazetën Online Reporteri.net se rasti dyshohet të ketë ndodhur gjatë një tentative për grabitje të armatosur ndaj pjesëtarëve të sigurimit që shoqëronin një furgon i cili transportonte para.

Sipas informacioneve fillestare, nuk raportohet për persona të lënduar. Ndërkohë, hetuesit e policisë, në koordinim me Prokurorinë, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Back to top button