Totaj kritikon Qeverinë Kurti: Banimi social totalisht i gabuar e populist – biznesi ndërton banesa, jo shteti

Shaqir Totaj, kryetar i Komunës së Prizrenit, ka kritikuar konceptin e banimit të përballueshëm, duke e konsideruar si “koncept totalisht i gabuar”.

Duke folur në Tëvë 1, Totaj ka vlerësuar se ky është një projekt populist për të “mashtruar disa njerëz”.

Totaj ka dhënë edhe një arsye tjetër se pse refuzon këtë lloj të projektit qeveritar, shkruan Gazeta Politika.

“Jam ithtar i tregut të lirë” – ishte kumti i Totajt.

Prandaj, Totaj vlerësoi se “biznisi” ndërton banesa dhe jo shteti.

“Banimi social, unë mendoj që ky është një koncept totalisht i gabuar, sepse shteti me ndërtu banesa ndodh në komunizëm. Në ekonomi të tregut, biznesi ndërton banesa, jo shteti. Shteti ka punë të tjera, jo me ndërtu banesa. Ai projekt është projekt populist për me i mashtru disa njerëz që kisha na po i ndërtojmë banesa, po e bëjmë këtë, këtë” – ka theksuar Totaj, transmeton Gazeta Politika.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.