
Shaqir Totaj, kryetar i Prizrenit, ka folur në lidhje me zhvillimet politike në Kosovë.
Në një intervistë në T7, Totaj ka pasur kritika ndaj Qeverisë së Kosovës, që udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti.
Totaj, që është zyrtar i lartë i PDK-së, ka vlerësuar se përkundër premtimit të Kurtit, asnjë “hajn” nuk ka hyrë në burg.
“Jemi dëshmitar të asaj që Kurti është prej 7 vjete në pushtet dhe s’shkoi në burg asnjë hajn. Veç kanë dalë hajna të ri, duhet me iu frigu gjithë ata që kanë kriju pasuri tepër të mëdha e s’kanë justifikim. Ky është një ligj i ri, e uroj të mos keqpërdoret politikisht” – ka thënë Totaj në T7.



