Trump: SHBA do të veprojë për Grenlandën, “pavarësisht nëse u pëlqen apo jo”

Presidenti amerikan rrit presionin mbi territorin autonom danez, duke thënë se Uashingtoni do të veprojë për interesat e tij strategjike, përkundër kundërshtive të aleatëve europianë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se Uashingtoni do të ndërmarrë veprime për Grenlandën “pavarësisht nëse i pëlqen apo jo” autoriteteve daneze dhe banorëve të territorit autonom, duke argumentuar se është e nevojshme për të parandaluar përfshirjen e Rusisë apo Kinës në rajon.

banner

Trump bëri këto komente gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë me drejtues të industrisë së energjisë, ku tha se Shtetet e Bashkuara dëshirojnë një marrëveshje “në mënyrën e lehtë”, por janë të përgatitura të përdorin edhe metoda më të ashpra nëse nevoja e kërkon. Ai e paraqiti kontrollin e Grenlandës si një prioritet të sigurisë kombëtare, duke theksuar rrezikun e një influencë të huaj në territorin strategjik të Arktikut.

Grenlanda është një territor autonom i Mbretërisë së Danimarkës dhe ka popullsi rreth 57,000 banorë. Aktualisht, Shtetet e Bashkuara kanë një prani ushtarake në bazën Pituffik nën një traktat të vitit 1951, por nuk e zotërojnë territorin. Reagimet ndërkombëtare kanë qenë të forta, me udhëheqës europianë që e kanë dënuar idenë e një ndërhyrjeje ose aneksimi dhe kanë theksuar se vendimet mbi të ardhmen e Grenlandës i përkasin vetëm Danimarkës dhe popullit grenlandez.

Brenda Partisë Republikane dhe në radhët e aleatëve amerikanë ka zëra kritikë për këtë qasje, duke e cilësuar si të papërshtatshme ndaj një aleati si Danimarka dhe duke paralajmëruar për pasoja në marrëdhëniet brenda NATO-s.

Situata mbetet e tensionuar, ndërsa presidenti italian Giorgia Meloni tha se nuk pret një ndërhyrje ushtarake amerikane në Grenlandë dhe nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit në Arktik për sigurinë evropiane dhe transatlantike.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.