Vëlla i dëshmorit të UÇK, ish-dekan i FSI: Kush është Fahrush Rexhepi, që protestuesit me forcë e kthyen në Kuvend?

Fahrush Rexhepi, deputet i VV-së, është kthyer me dhunë në pjesën e hapësirës së institucioneve të Kosovës nga ana e protestuesve të mbledhur para Kuvendit dhe Qeverisë.

Rexhepi është kapur në duar dhe është larguar prapa rrethojave, ku po qëndron edhe policia.

Por kush është Fahrush Rexhepi?

Rexhepi është me prejardhje nga Sllatina e Vitisë dhe për dekada ka qenë profesor në Fakultetin e Studimeve Islame, ku një kohë ushtroi edhe funksionin e dekanit.

Në vitet 90-ta, Rexhepi kishte shërbyer si pajtimtar në valën e madhe të pajtimeve të gjaqeve.

Po ashtu, Rexhepi është vëllai i dëshmorit të UÇK-së, Nijazi Rexhepi.

Rexhepi është autor i disa librave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.