Vjersha në prani të Kurtit, Sadiku i LDK: Turp, sa parti e ulët paska qenë VV

Lëvizja Vetëvendosja dje la një fëmijë të recitojë në prani të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, një “vjershë”, ku kishte thirrje “ju dënoft zoti e dënoft Allahi.”

Ermal Sadiku, ish-deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, e quajti “të turpshme”.

banner

Postimi i plotë: 

Vetvendosja herën e kaluar e keqpërdorën një të moshuar në prag të fushatës. Sot paskan gjetur një fëmijë.

Një poezi e ulët, me frymë propagandistike, që duket se e ka shkruar edhe vetë Vladimir Ilyich Lenin, po recitohet nga një fëmijë i pafajshëm.

Një fëmijë që nesër do të rritet, do ta kuptojë më mirë botën dhe jetën, dhe ndoshta do t’i vijë keq që është përdorur për mesazhe politike që nuk i ka zgjedhur vetë.

Parti e ulët paskeni qenë. Nuk latë asgjë pa keqpërdorur për ta mbajtur pushtetin. As të moshuarit, as fëmijët.

Turp

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.