
Lidhja Demokratike e Kosovës ka publikuar listën zgjedhore për zgjedhjet e 7 qershorit, duke prezantuar 110 kandidatët për deputetë.
Në njoftimin e partisë, lista është cilësuar si “lista fituese” e LDK-së dhe si përfaqësim i një vizioni për Republikën.
“110 kandidatë. 110 përfaqësues të një ideje për Republikën; të një Republike me dinjitet, me institucione të forta, me zhvillim, me aleanca të palëkundura perëndimore dhe me njerëz në qendër të saj”, thuhet në njoftim.
LDK-ja tha se lista bashkon përvojën politike me energjinë e re, si dhe figura nga jeta akademike, profesionale, qytetare dhe diaspora.

“Ky është ekipi ynë. 7 qershori është dita e ringritjes së madhe!”, thuhet në fund të reagimit.



