
Albin Kurti, kryeministër në detyrë i Kosovës, ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit në LDK, ku gjashtë deputetë të saj refuzuan kandidaturën e Bekim Sejdiut, që ishte propozuar nga LDK-ja për president.
Kurti ka vlerësuar se marrëveshja vazhdon të jetë valide.

“Flasim në Prishtinë për këto çështjet tjera. Këtu jemi për eficiencë të energjisë. Por, natyrisht, siç kam thënë mbrëmë, do të zhvillojmë edhe takime dhe mbledhje. Për neve marrëveshja politike është valide”, tha Kurti.


