
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron në New York gjatë javës së sesionit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Gjatë qëndrimit atje, Osmani është takuar me ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton.
Takimi është zhvilluar në pritjen e organizuar nga Clinton Global Initiative.
“Me Presidentin Bill Clinton në pritjen e organizuar nga Clinton Global Initiative. 🇽🇰🇺🇸”, ka shkruar Osmani, duke publikuar edhe fotografi nga takimi.




