
Ish- presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas rizgjedhjes së Lumir Abdixhikut në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Në një postim në Facebook, Osmani e uroi Abdixhikun për fitoren, duke e cilësuar atë si më shumë se një fitore të zakonshme.

“Jo çdo fitore është e zakonshme. Disa fitore bëhen frymëzim. Kjo është njëra prej tyre!”, ka shkruar Osmani.
Ajo nuk ka dhënë detaje të tjera në reagimin e saj.



