Vlora Hyseni nesër del para Gjykatës

Ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit të Shqipërisë, Vlora Hyseni, i është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, në kuadër të procedimit penal nr. 20/1 të vitit 2025. 

banner

Sipas njoftimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Hyseni është person nën hetim dhe dyshohet për vepra penale të parashikuara nga nenet 302/2 dhe 295/a/1 të Kodit Penal. 

SPAK ka paraqitur më 23 shtator pranë GJKKO-së kërkesën për marrjen e saj në pyetje. Seanca është caktuar për të enjten, 24 shtator, në orën 12:00. 

Në të njëjtin procedim janë nën hetim edhe Fatjon Kalluçi dhe Embro Sulejmani, ndaj të cilëve është caktuar masa “arrest në burg”. Ata do të merren në pyetje më 24 shtator, në orën 09:00. 

banner

Sipas njoftimit të cituar nga mediat shqiptare, Hyseni dyshohet për veprat e “përkrahjes së autorit të krimit” dhe “nxjerrjes së të dhënave sekrete”. 

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.