Vritet një grua, mbetet i plagosur edhe një burrë – rasti në Malishevë hetohet si “Vrasje e rëndë”

Një grua ka vdekur pasi është plagosur me armë zjarri në fshatin Kërvasari të Malishevës, ndërsa i plagosur ka mbetur edhe bashkëshorti i saj.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 23 gusht, rreth orës 23:20. Pas marrjes së informatës për të shtëna me armë zjarri, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

banner

Në një dhomë gjumi janë gjetur dy persona, një çift bashkëshortor, të plagosur nga arma e zjarrit.

Të dyve u është ofruar ndihma e parë mjekësore dhe më pas janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, e cila dyshohet se është përdorur në rast.

Rreth orës 01:10, Policia është njoftuar nga QKUK-ja se gruaja ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit, me vendimin e të cilit rasti është iniciuar si “Vrasje e rëndë”.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të rastit janë duke vazhduar.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.