
Një person është vrarë të mërkuren në Suharekë. Lajmin e ka konfirmuar për Kohën, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Ai tutje ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar.
“Tani më jemi informuar se viktima ka humbur jetën si pasoj e plagëve. Ndërsa i dyshuari është lokalizuar dhe është arrestuar”, ka thënë ai.
Fillimisht Bytyqi ka njoftuar se viktima ishte dërguar për trajtim në emergjencë.
“Më datën 18.11.2026, rreth orës 12:20, është raportuar se në qytetin e Suharekës, një person i panjohur ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi të gjinisë mashkullore. Si pasojë e të shtënave, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe, në gjendje të rëndë shëndetësore, është transportuar për trajtim mjekësor në Emergjencë. I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa Policia është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të identifikimit dhe arrestimit të tij”, thuhet në njoftim.



